Sezoni 2022-2023 i Euroleague vijon të komandohet nga skuadra e Fenerbahce, që korri fitoren e 8-të në nëntë ndeshje të luajtura deri më tani. Turqit mposhtën 96-93 Monaco jashtë fushe, duke nisur shkëputjen në renditjen e përgjithshme.
Në vendin e dytë, me nga gjashtë fitore janë katër skuadra: Olympiacos, Real Madrid, Barcelona e Monaco. Skuadrat spanjolle po bëjnë një paraqitje të mirë, fituese këtë javë.
Barcelona mposhti 79-68 Partizan Beograd, ndërsa Real Madrid fitoi 80-73 ndaj Valencia në derbin spanjoll. Moment i keq për Armani Milano, që pësoi humbjen e katërt radhazi, pasi u mund 80-51 nga kampionët e Anadolu Efes.
Euroleague – Raundi i 9-të
Monaco – Fenerbahce, 93-96
Alba Berlin – Crvena Zvezda, 84-88
Maccabi Tel Aviv – Olympiacos, 90-84
Valencia Basket – Real Madrid, 73-80
Armani Milano – Anadolu Efes, 51-80
Barcelona – Partizan Beograd, 79-68
Panathinaikos – Virtus Bolonja, 88-85
Villeurbanne – Bayern Mynih, 74-75
Baskonia Gasteiz – Zalgiris Kaunas, 93-73