Është mbyllur raundi i 10-të i Euroleague në basketboll për meshkuj. Në krye të renditjes vijon të qëndrojë skuadra e Fenerbahce, fituerse edhe këtë javë, turqit mundën 82-72 Armani Milano, ndeshje e luajtur në Itali, duke korrur suksesin e nëntë sezonal.
Me dy fitore më pak ndodhen në vendin e dytë katër ekipe: Olympiacos (fitoi 86-76 ndaj Alba Berlin), Real Madrid (fitoi 105-79 ndaj Partizan Beograd), Barcelona (fitoi 96-84 ndaj Baskonia Gasteiz) e Monaco (fitoi 80-79 ndaj Bayern Mynih).
Fiton edhe skuadra kampione në fuqi, ajo turke e Anadolu Efes, që mposhti 85-80 italianët e Virtus Bolonja. Sic dihet, tetë skuadrat më të mira në përfundim të sezonit të rregullt shkojnë në fazën play off.
Euroleague – Raundi i 10-të
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 69-68
Olympiacos – Alba Berlin, 86-76
Armani Milano – Fenerbahce, 72-82
Real Madrid – Partizan Beograd, 105-97
Monaco – Bayern Mynih, 80-79
Panathiniakos – Villeurbanne, 77-58
Virtus Bolonja – Anadolu Efes, 80-85
Barcelona – Baskonia Gasteiz, 96-84
Valencia Basket – Zalgiris Kaunas, 76-80