Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligë.
Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes Trepçës dhe Pejës. Mitrovicasit hyjnë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, ashtu si edhe pejanët që kishin tetë fitore radhazi, prandaj është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. ‘
Xehetarët’ kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e dy humbje.
Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj do të jetë një super duel në ‘Minatori’ të dielën. Duelin e parë të këtij edicioni e kishin fituar pejanët 83:72.
Për shkak të paraqitjeve të prishtinasve në garave ndërkombëtare, Bashkimi-Sigal Prishtina do të zhvillohet më 1 dhjetor.
Prince Caffe Superliga – Java 12
E shtunë
19:00 Ponte Prizreni - Rahoveci
E diel
17:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
19:00 Trepça - Peja