Klubi i basketbollit, Rahoveci është gjobitur sërish nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ku lajmin e ka konfirmuar vetë klubi.
Rahoveci është dënuar me 650 euro nga FBK për incidentet në ndeshjen e fundit kundër Ponte Prizrenit.
Dënimeve nuk i kanë shpëtuar as drejtori sportiv i Rahovecit, Adrian Sharku dhe asistenti i trajnerit, Blerim Delibeqa, ku të dy do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër KB Prishtinës.