Të mërkurën (sot) zhvillohen dy ndeshje në xhiron e dytë të Ligës Unike për femrat.
Përballje interesante pritet ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës.
Janë dy skuadra rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës.
Ndërkohë, sfidë me interes pritet edhe ajo në Vlorë mes kampiones së Shqipërisë, Flamurtarit dhe kampiones së Kosovës, Penzës.