Millluoki Baks kanë marrë një fitore të radhës në NBA. Baks, i drejtuar nga Xhianis Antetokounmpo, shënoi fitore me rezultatin 109:102, ndaj Orlando Mexhik.
‘Bisha Greke’ shënoi plot 34 pikë për të ndihmuar skuadrën e tij për këtë fitore.
Ai pati edhe 13 kërcime dhe pesë asistime, për një ‘Double-double’. Antetokounmpo u ndihmua nga Bobi Portis me 18 pikë e Holidej me 17 të tjera.
Te skuadra e Orlando Mexhik, Franz Uagneri ishte lojtari më i dalluar, me 25 pikë, derisa mirë bëri edhe Markelle Fultz me 20, aq sa pati edhe Bançero.