Samardo Anthony Samuels është basketbollisti më i ri i Bashkimit. Për marrëveshjen ka njoftuar vetë klubi nga Prizreni.
"Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se tashmë Klubi ynë ka arritur marrëveshje me një legjendë të basketbollit ndërkombëtar si Samardo Anthony Samuels.
Një emër me karrier të dëshmuar në çdo ligë pjemarrëse dhe në ato më të fortat botërore.
Prania dhe përvoja e tij në ekipin tonë, do të jetë një vlerë e shtuar duke e ngritur nivelin sportiv e basketbollistik. Mirësevjen Samardo te familja jonë e bashkuar “Bashkimi”", ka njoftuar klubi.