Superkupa e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshje interesante.
Dita e sotme në këtë garë joshëse, nis me dueli Trepça-Rahoveci, ndeshje kjo që straton në orën 17:00.
Të dy skuadra nuk po tregojnë formë të mirë këtë sezon të garave. “Minatorët” pas nismës së mirë, në javët e fundit i bënë disa gabime, por gjithsesi cilësia në ekipin e tyre nuk mungon, prandaj ata, jo vetëm që synojnë fitore në ndeshjen e sotme, por kanë ambicie për shumë më tepër.
Ndërsa, “Vreshtarët” nuk e kanë nisur aspak mirë edicionin e sivjetmë, pasi pas 13 ndeshjeve i kanë vetëm dy fitore. Sidoqoftë, ata synojnë që në turneun e Superkupën e Kosovës të kenë paraqitje sa më të mirë.
Ndeshja tjetër, ajo ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës e Bashkimit, fillon në orën 20:30.
Pejanët mund të shihen si favoritë, së paku duke u bazuar në renditjen në kampionat dhe takimet e drejtpërdrejta, por sigurisht edhe prizrenasit i kanë ambiciet e tyre.
Kujtojmë së garat e Superkupës së Kosovës po zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.