Trepça ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Skuadra nga Mitrovica shënoi fitore sonte kundër Rahovecit në çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 82:66.
Në fitoren e “Xehetarëve” u dalluan Drilon Hajrizi me 19 pikë, dhe Erjon Kastrati me 15 sosh.
Jahi Carson u dallua te “Vreshtarët” me 20 pikë.
Trepça në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet sonte.