Bashkimi ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Skuadra nga Prizreni shënoi fitore sonte kundër Pejës në çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 69:73.
Curtis Jones me 17 pikë dhe Prentiss Nixon me 16 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e Bashkimit.
Te Peja u dallua Isiah Umipig me 21 pikë.
Bashkimi në gjysmëfinale do të përballet me Trepçën, që sot eliminoi Rahovecin.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten mbrëma.