Vijon momenti i mirë i ekipit të Partizanit në basketboll për femra, që mundi thellë 100-40 Elbasanin në takimin e vlefshëm për javën e tetë të Kategorisë së Parë. Një ndeshje, që siç duket edhe nga rezultati, u komandua nga skuadra kryeqytetase.
Interesant fakti se për Partizani realizuan pikë të gjitha lojtaret, 12 të tilla. Fitorja ngjit skuadrën e trajneres Bujari në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Flamurtarin kampion, që do të luajë ditën e diel ndaj Studentit. Po të dielën luhet edhe sfida Barleti Basket-Tirana.
Kategoria e Parë-Femra, java e 8-të
Partizani – Elbasani, 100-40
Flamurtari – Studenti, 11 dhjetor
Barleti Basket – Tirana, 11 dhjetor
Vllaznia (pushim)
Renditja: Flamurtari 12 pikë, Partizani 12 pikë, Tirana 11 pikë, Vllaznia 9 pikë, Studenti 8 pikë, Elbasani 8 pikë, Barleti Basket 6 pikë.