Sonte luhet finalja e Superkupës, Sigal Prishtina-Trepça

Basketboll

Sonte luhet finalja e Superkupës, Sigal Prishtina-Trepça

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Sonte do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës nga ora 17:00.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të shtunën zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë pasur takim me Policinë e Republikës së Kosovës në lidhje me sigurinë e kësaj ndeshje.

Gjatë takimit është vendosur që të mos ketë bileta VIP për parket, për shkaqe sigurie. 

Tashmë klubet (Sigal Prishtina dhe Trepça) kanë marrë nga 24 bileta shtesë, ndërsa përveç biletave në tribuna, nuk do të ketë bileta VIP në shitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat