Ka rifilluar ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, e cila po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Dy rivalët e përbetuar në basketbollin tonë, po luajnë në finalen e madh të Superkupës së Kosovës.
Pak minuta më parë ishte ndërprerë ndeshja për shkak të sjelljeve të tifozëve.
Pas dy-tri paralajmërimeve radhazi nga spikeri i ndeshjes, tifozët nuk u ndalën së hedhuri mjete shpërthyese në tribuna.
Kur tifozët filluan të hedhin mjete piroteknike edhe në parket, gjyqtarët vendosën të çojnë skuadrat në dhomat e zhveshjes.