Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, çuditet me sjelljen e shkuesve, siç ishte sonte në finalen e Superkupës së Kosovës, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së Mitrovicës.
“Kur deklarohemi se duam sport atëherë nevojitet që pikë së pari të punohet me shikuesit, adhuruesit, si dhe ata të cilën ia dojnë të mirën ekipit dhe qytetit nikoqir!
Kjo se çka po ndodhë mua si (fëmijë) i Prishtinës (si 11 – vjeçar, kam qenë i licencuar, pionier lojtar i KB Prishtinës dhe ja që tani pas 50 vitesh unë Klubin tim të zemrës e shikoi në TV.
Shoh skena të cilat janë të turpshme dhe nuk kanë lidhje me anim e as me ndihmë klubit”, ka shkruar Krasniqi.