Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Në finale të kësaj gare janë Sigal Prishtina dhe Trepça.
Dhe, 20 minutat e parë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve kanë përfunduar me rezultatin 28:23 në të mirë të kryeqytetasve.
Derrick Wilson dhe Rezart Memedi u dalluan te Prishtina në këtë pjesë të parë. Të dytë shënuan nga 6 pikë.
Kendrick Brown u dallua te Trepça me 8 pikë.