Trepça rikthen Malën, nënshkruan me Artis dhe shkëput kontratën me Brown

Basketboll

Trepça rikthen Malën, nënshkruan me Artis dhe shkëput kontratën me Brown

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

KB Trepça ka zyrtarizuar sot dy përforcimet të reja, si dhe një largim.

Klubi mitrovicas njoftoi këtë të hënë për rikthimin e Musab Malës, i cili së fundmi ishte pjesë e Rahovecit.

Mala luan në pozitën e organizatorit.

“Xehetarët” kanë nënshkruar edhe me Jamel Artis, i cili luan në pozitat tre dhe katër.

KB Trepça njoftoi se ka shkëputur kontratën me Clevon Brown.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat