Ekipi basketbollistik, Ylli do të përballet nesër me Pejën në palestrën “13 Qershori” me fillim nga ora 19:00.
Kjo ndeshje është në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Klubi suharekas ka njoftuar se të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do të shkojnë për Policinë e Kosovës.
“Kampioni po ju thërretEjani nesër në Palestrën “13 Qershori”. Një spektakel – dy arsye. Të kontribojmë për Policinë e Kosovës”, thuhej në njoftimin e tyre.