Skuadra e Memphis triumfoi 142-101 ndaj Milwaukee, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Antetokounmpo realizoi 19 pikë, por nuk arriti të ishte lider në këtë sfidë, ndërsa për Memphis 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Ja Morant realizoi një “triple double”, me 25 pikë, 10 rebound e 10 asist.
Miami mposhti 111-108 ndaj Houston jashtë fushe, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Tyler Herro me 41 pikë ishte shënuesi më i mirë në parket për Heat. Fiton edhe Phoenix, që mundi 111-95 Clippers, duke ruajtur kreun në Perëndim. Birdges me 27 pikë ishtë më i miri prë Suns.
Pas kohës shtesë fiton Utah Jazz, që mundi 132-129 ndaj New Orleans, dy ekipe rivale në Perëndim. Clarkson me 39 pikë e Markkanen me 31 bënë diferencën në parket për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Williamson për miqtë.
NBA – Rezultatet e sotme
Houston – Miami, 108-111
Memphis – Milwaukee, 142-101
Utah Jazz – New Orleans, 132-129
Clippers – Phoenix, 95-111