Barcelona e Monaco kapin kreun e Euroleague

Basketboll

Barcelona e Monaco kapin kreun e Euroleague

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Barcelona e Monaco kapin kreun e Euroleague

Surpriza në ndeshjet e raundit të 14-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipi turk i Fenerbahce është ndalur sërish, duke u mundur 76-70 në fushën e tij nga spanjollët e Baskonia Gasteiz dhe tashmë nuk kryeson më i vetëm.

Bashkë me turqit në krye të renditjes ndodhen edhe Barcelona e Monaco, fituese në ndeshjet e radhës.

Spanjollët mposhtën 74-68 grekët e Olympiacos, ndërsa francezët e Monaco triumfuan 92-89 ndaj Alba Berlin.

Kështu, në krye të renditjes së Euroleague kemi një trio.

Euroleague – Raundi i 14-të

Zalgiris Kaunas – Real Madrid, 81-72

Crvena Zvezda – Armani Milano, 67-71

Bayern Mynih – Valencia Basket, 97-92

Villeurbanne – Olympiacos, 77-75

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 70-76

Virtus Bolonja – Maccabi Tel Aviv, 78-73

Partizan Beograd – Anadolu Efes, 82-79

Barcelona – Panathinaikos, 74-68

Monaco – Alba Berlin, 92-89

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat