Skuadra e Phoenix fitoi me lehtësi 130-104 ndaj Lakers, ndeshje ku munguan LeBron James e Anthony Davis. Më i miri për Lakers mbeti Schroder, me 30 pikë, por që mbetën për statistikë. Për Phoenix, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, me Chris Paul protagonist me 28 pikë.
Një ndeshje të jashtëzakonshme ka bërë Giannis Antetokounmpo, që realizoi 42 pikë e 10 rebound në fitoren 128-119 të Milwaukee ndaj New Orleans. Mirë u paraqit për Bucks edhe Lopez me 30 pikë, ndërsa 37 pikët dhe 18 rebound të Valanciunas për vendasit nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Minnesota, falë 54 pikëve të dyshes Edwards-Reid mundi 116-106 Dallas, ndërsa San Antonio triumfoi 124-105 në fushën e Houston, në derbin teksan. U dallua Vassell me 26 pikë, ndërkohë që 52 pikë erdhën nga stoli. Philadelphia fitoi 104-101 pas kohës shtesë ndaj Toronto, sfidë ku Embiid realizoi 28 pikë e 11 rebound.
NBA – Rezultatet e sotme
Cleveland – Utah Jazz, 122-99
Philadelphia – Toronto, 104-101
Atlanta – Orlando, 126-125
Houston – San Antonio, 105-124
Minnesota – Dallas, 116-106
New Orleans – Milwaukee, 119-128
Oklahoma – Portland, 123-121
Phoenix – Lakers, 130-104
Sacramento – Charlotte, 119-125