Sigal Prishtina hesht polakët

Basketboll

Sigal Prishtina hesht polakët

Nga: K. G. Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 20:17
Dardan Berisha

Sigal Prishtina me një lojë të mirë e ka mposhtur me rezultat 89:75 (16:22, 19:16, 26:20, 28:17) ekipin nga Polonia, Zielona Gora, në takimin që u zhvillua në palestrën e ekipit polak

Kjo është fitorja e parë e prishtinasve në garën ENBL (European Norh Basketball League).

Basketbollisti Dardan Berisha me 28 pikë, është trim i fitores, i ndihmuar nga Dustin Thomas me 17 sosh.

Në radhë e polakëve u dallua Jan Wojcik me 16 pikë të realizuara.

Prishtina renditet në vend të dytë me 4 pikë sa ka edhe Zielona Gora në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat