Klubi i basketbollit Ponte Prizreni ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Pas largimit të Arbnor Rifatit, prizrenasit gjejnë mënjehërë trajnerin e ri.
“Nga sot zyrtarisht Edin Kërveshi do jetë në krye të shtabit teknik të KB Ponte Prizreni ku së bashku me ndihmës trajnerin Rigon Hasi do ta udhëheqin skuadrën.
Trajneri Kërveshi edhe në të kaluarën ishte për 4 sezone në skuadrën e Ponte Prizreni.
Një falënderim i veçantë shkon për udhëheqësin e KB Bashkimi të cilët na mundësuan këtë kalim”, njofton KB Ponte Prizreni.