Basketbollisti Both Gach është anëtar i ri i klubit të basketbollit të Sigal Prishtina.
Amerikani Both Gach, 23 vjeçar, i cili luan në pozitën 2/3, është transferi më i ri në skuadrën tonë. Gach vjen në kryeqytet nga NCAA 🇺🇲 përkatësisht nga kolegji i njohur Utah Utes.
Sezonin e kaluar tek Utah Utes, Gach ka pasur mesatare prej 8.7 pikëve, 2.5 kërcimeve dhe 2.2 asistesh për ndeshje”, njofton KB Sigal Prishtina.
Bardhekaltrit synojnë të gjitha trofetë në Kosovë.