Ndalet pas 12 fitoresh skuadra e Brooklyn, që u mund 121-112 nga Chicago, në një ndeshje me mjaft emocione. Durant realizoi 44 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e Nets, ndërkohë që tri lojtarë të Bulls realizuan mbi 20 pikë (Vucevic 21 pikë e 13 rebound).
Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që synon një vend në play off. Kalifornianët mundën 112-109 Miami, një sfidë vendosur në fundin e saj. Edhe pse nuk luajtën LeBron e Davis, Lakers fituan dhe ai që bëri diferencën ishte Schroder me 32 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e 13 rebound të Adebayo.
I zakonshmi Giannis Antetokounmpo shpëton Milwaukee nga humbja, duke realizuar një “triple double” (30 pikë, 21 rebound e 10 asist) në fitoren 104-101 ndaj Toronto. Skuadra kampione e Golden State u mund 121-119 në fushën e saj nga Detroit (Bogdanovic 29 pikë), ndërsa Memphis fitoi 130-107 ndaj Charlotte (Morant 23 pikë), duke kapur kreun në Perëndim.
NBA – Ndeshjet e sotme
Charlotte – Memphis, 107-130
Cleveland – Phoenix, 90-88
Orlando – Oklahoma, 126-115
Philadelphia – Indiana, 129-126
New York – San Antonio, 117-114
Toronto – Milwaukee, 101-104
Chicago – Brooklyn, 121-112
Minnesota – Portland, 113-106
New Orleans – Houston, 119-108
Golden State – Detroit, 119-122
Lakers – Miami, 112-109
Sacramento – Atlanta, 117-120