Dallas Mavericks ka marrë fitoren e radhës.
Ata mposhtën 127 -117 skuadrën e New Orleans Pelicans.
Dallas diferencën në lojë e bën në çerekun e parë, pasi krijuan epërsi të konsiderueshme, ndërsa çerekët e tjerë ishin të balancuar.
Më i dalluari në këtë fitore ishte kush tjetër përpos yllit të ekipit, Luka Doncic.
Slloveni vazhdon të shkëlqej në NBA, teksa në këtë takim shënoi 34 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime.
Për New Orleans i mirë ishte Jonas Valanciunas me 25 pikë gjithsej të shënuara.