GSW ka pësuar humbje në NBA.
Golden State Warriors u mposhtën 101 – 115 nga Orlando Magic.
Ndeshja filloi me një lojë të mirë nga të dy skuadrat, madhe dy çerekët e parë ishin me diferencë të vogël në mes tyre.
Dallimi u bë në çerekun e tretë dhe të katërt, duke i dhënë fitoren Orlandos.
Lojë të mirë për Orlando Magic bëri Paolo Banchero me 25 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.
Kurse, për GSW të dalluar ishin Anthony Lamb me 26 pikë dhe Jordan Poole me 21 gjithsej.