Denver Nuggets mbron kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 122-109 ndaj Lakers, që ndalen pas 5 fitoresh radhazi.
Mungesat e James dhe Davis ndikuan për Lakers, ndërkohë që për Denver u dallua Murray me 34 pikë. Ritmin e Denver ruan edhe Memphis, që mundfi 121-113 San Antonio, sfidë ku u dallua Tyus Jones me 24 pikë.
Në Lindje, vijon të dominojë skuadra e Boston, që mundi 107-99 Chicago, ndeshje me rivalitet. Tatum me 32 pikë bëri diferencën në fushë, mbështetur edhe nga Williams me 20 pikë.
Rikthehet te fitorja Milwaukee, që mundi 111-107 New York, ndeshje ku u dallua Giannis me 22 pikë e 10 rebound, ndërsa Sacramento, falë 30 pikëve të Barnes mundi 136-111 Orlando.
NBA – Rezultatet e sotme
Washington – New Orleans, 112-132
Boston – Chicago, 107-99
New York – Milwaukee, 107-111
Memphis – San Antonio, 121-113
Denver – Lakers, 122-109
Sacramento – Orlando, 136-111