Tirana përforcohet me një amerikane

Basketboll

Tirana përforcohet me një amerikane

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:25
Tirana përforcohet me një amerikane

Klubi i Tiranës, përmes një komunikate në rrjetet sociale, ka konfirmuar ardhjen e basketbollistes Breana Destiny Bey.

27-vjeçarja amerikane rikthehet në Shqipëri pas dy vitesh, teksa më herët ka luajtur më Flamurtarin.

Një përforëcim me vlera për skuadrën bardheblu që drejtohet nga trajnerja Mirza Alibegaj, ekip që aktualisht ndodhet në krye të renditjes së Kategorisë së Parë. Brena a Bey është lojtarja e parë e huaj te Tirana këtë sezon.

Lojtarja amerikane ka nënshkruar një kontratë 6-mujore, deri në fund të këtij sezoni dhe ka mbërritur menjëherë në kryeqytet, për të nisur stërvitjen. Nuk dihet nëse klubi bardheblu do të kryejë përforcime të tjera në merkaton e dimrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat