Nis sot turneu i Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj e femra, një aktivitet që do të vijojë përgjatë gjithë janarit. Sot luhen ndeshjet e para, ato eliminatore për meshkuj dhe para-eliminatore për femra.
Në fakt, dy ndeshje janë “luajtur”, me fitore që kanë ardhur në tavolinë, pasi ekipet nuk kanë zbritur në fushë (Flamurtari-Skënderbeu për meshkuj dhe Elbasani-Barleti Basket për femra). Flamurtari për meshkuj e Barleti Basket për femra janë kualifikuar pas fitoreve 20-0 në tavolinë.
Sipas formulës, ekipet më të mira për meshkuj janë kualifikuar direkt në fazën çerekfinale, ndërsa ato për femra direkt në gjysmëfinale. Ndeshjet finale do të luhën më 22 janar për femra dhe 29 janar për neshkuj.
Faza eliminatore-Meshkuj
12/1, Flamurtari – Skënderbeu, 20-0
12/1, Partizani – Elbasani, 18:30
Çerekfinale-Meshkuj
20/1, Teuta – Partizani/Elbasani
20/1, Besëlidhja – Flamurtari
20/1, Kamza Basket – Vllaznia
20/1, Tirana – Apolonia
Faza para/eliminatore-Femra
12/1, Elbasani – Barleti, 0-20
Faza eliminatore-Femra
14/1, Tirana – Barleti, 11:00
14/1, Studenti – Vllaznia, 14:00
Gjysmëfinale-Femra
21/1, Flamurtari – Studenti/Vllaznia
21/1, Partizani – Tirana/Barleti