Haywood, MVP në javën e 11-të

Basketboll

Haywood, MVP në javën e 11-të

Më: 13 janar 2023 Në ora: 14:29
Haywood, MVP në javën e 11-të

Xhiro e 11-të hapi stinorin pranveror te Superliga e Femrave, ku kryendeshja ishte mes Bashkimit dhe e Penzës, ku vashat nga Prizreni fituan bindshëm me rezultat 101:58.

Basketbollistja më e mirë e ndeshjes ishte Khadija Brown Haywood (KB Bashkimi) me 42 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.

Ajo ishte e saktë 4/9 për tri pikë, 10/15 për dy pikë dhe 10/10 nga gjuajtjet e lira. Haywood ishte basketbollistja më e mirë e ndeshjes dhe e kësaj xhiro.

Në këtë ndeshje gjithashtu u dallua edhe Aulona Muhadri me një mesatare prej 18 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Top 5

Khadija Brown Haywood (KB Bashkimi) 42 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime

Aulona Muhadri (KB Bashkimi) 18 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime

Marshanique Hall (KB Trepça) 17 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime

Sarah Mgbeike (KB Prishtina) 15 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime

Besjana Martinaj (KB Prishtina) 10 pikë shtatë kërcime dhe pesë asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat