Real Madrid udhëheq i vetëm

Basketboll

Real Madrid udhëheq i vetëm

Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:36
Real Madrid udhëheq i vetëm

Mbyllet raundi i 19-të i Euroleague në basktboll për meshkuj dhe surprizat nuk kanë munguar.

Ekipi i Barcelonës u mund 80-75 në fushën e tij nga kampoionët në fuqi të Anadolu Efes, në një sfidë me shumë rivalitet dhe emocione deri në fund.

Në krye të renditjes qëndron i vetëm ekipi i Real Madrid, që triumfoi 84-77 ndaj Alba Berlin në Gjermani. 

Ngjit sërish shkallët e renditjes skuadra turke e Fenerbahce, që mundi 79-71 Bayern Mynih. Vijon të zhgënjejë skuadra italiane e Armani Milano, që u mund 66-61 në fushën e saj nga Zalgiris Kaunas, duke mbyllur renditjen e Euroleague.

Euroleague – Raundi i 19-të

Fenerbahce – Bayern Mynih, 79-71

Crvena Zvezda – Monaco, 92-68

Alba Berlin – Real Madrid, 77-84

Virtus Bolonja – Olympiacos, 83-85

Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 88-86

Villeurbanne – Valencia Basket, 79-83

Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 83-65

Barcelona – Anadolu Efes, 75-80

Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 61-66

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat