Këtë të diel do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Vëllaznimi – Peja është përballja e parë për ditën e sotme, e cila pritet të jetë mjaft interesante pasi në këtë edicion të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, por si mysafire.
Kuqezinjtë numërojnë shtatë fitore e dhjetë humbje këtë sezon, kurse verdhezinjtë 12 fitore e pesë humbje.
Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet mes Bashkimit dhe Rahovecit, shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.
Prizrenasit kanë shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse rahovecasit dy fitore e 14 humbje.
E diel
17:00 Vëllaznimi – Peja
19:00 Bashkimi – Rahoveci