Vdes basketbollisti në moshën 33-vjeçare  

Basketboll

Vdes basketbollisti në moshën 33-vjeçare  

Nga: K. G. Më: 15 janar 2023 Në ora: 14:46
Ruslan Otverchenko

Basketbollisti ukrainas dhe anëtar i ekipit Budiveljnik, Ruslan Otverchenko, vdiq të dielën në moshën 33-vjeçare, njoftojnë mediat lokale ukrainase.

Shkaku i vdekjes ishin problemet me muskulin e zemrës.

Basketbollisti vdiq në Kiev.

Ai pati karrierë 11 vjeçare sportive.

Otverchenko luajti për Kievin, Donetsk, Budivelnyk, Chekarskiy Mavpi dhe Prometheus.

Gjatë sezonit 2015/16, ai ishte gjithashtu anëtar i Manresës spanjolle, ndërsa për Ukrainën luajti në Kampionatin Evropian të vitit 2017.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat