Ish-basketbollisti i njohur, Edmond Azemi ka foli për jetën e tij dhe karrierën e pasur që e pati.
Pas pensionimit, ai vazhdoi të mbetet në Prishtinë, si drejtor gjeneral.
“S’jam drejtor gjeneral i Prishtines, në një mbledhje të jashtëzakonshme i gjithe menaxhmenti u pezullua, e kam kuptuar përmes Facebook-ut, e kam dhënë maksimumin tim, klubi ka pas shumë probleme, i kemi zgjidh ato probleme, kemi hap rrugë, nuk po du me hi a është politikë a jo, une kam dhënë kontributin tim.
Një ditë do të dal do t’i tregoj të gjitha çka ka ndodh, normal s’jam i kënaqur, jam i zhgënjyer, që 25 vjet kam dhënë kontribut si lojtar, kurrë se kam tradhtuar Prishtinën, spo du me hy në detaje, me jep edhe emra”, tha Edo në emisionin “Kendiv” në Televizionin T7.