Presidenti amerikan Joe Biden priti në Shtëpinë e Bardhë basketbollistet e Golden State, kampionët në fuqi të NBA-së.
Golden State e mposhtën Bostonin me rezultat 4:2 në serinë finale sezonin e kaluar.
Biden dhe dy herë fituesi i MVP-së, Stephen Curry hynë më pas së bashku, përpara se presidenti të fillonte një fjalim festiv mbi suksesin e Warriors-it.
“Golden State Warriors, jeni gjithmonë të mirëpritur këtu”, tha ndër të tjera presidenti i SHBA-së.