Është mbyllur raundi i 20-të i Euroleague në basketboll për meshkuj, që ka sjellë mjaft surpriza në krye të renditjes.
Humbja 60-73 e Real Madrid ndaj Olimpiacos ka bërë që katër skuadra të ndodhen në vendin e parë me pikë të barabarta.
Përveç Olympiacos e Real Madrid, me nga 13 fitore e 7 humbje ndodhen në krye edhe Fenebahce e Barcelona.
Turqit fituan 98-84 ndaj Monaco në fushën e tyre, ndërsa katalanasit mposhtën 85-78 Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll.
Rrezikon zonën play off, ku kualifikohen 8 të parat, ekipi kampion në fuqi i Anadolu Efes.
Turqit u mundën 89-871 në fushën e tyre nga Bayern Mynih. Avancon ndjeshëm në renditje Zalgiris Kaunas, që mundi 71-66 Crvena Zvezda.
Euroleague – Raundi i 20-të
Fenerbahce – Monaco, 98-94
Maccabi Tel Aviv – Alba Berlin, 87-74
Virtus Bolonja – Panathinaikos, 74-64
Baskonia Gasteiz – Barcelona, 78-85
Valencia Basket – Partizan Beograd, 89-81
Anadolu Efes – Bayern Mynih, 81-89
Zalgiris Kaunas – Crvena Zvezda, 71-66
Olimpiacos – Real Madrid, 73-60
Armani Milano – Villeurbanne, 73-79