Java e 19-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë disa ndeshje interesante, kurse sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Trepçës.
Dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe synojnë titullin e kampionit, duke e bërë këtë ndeshje edhe më të rëndësishme.
Pejanët këtë edicion kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje.
Në dy takimet mes këtyre skuadrave fitore shënuan verdhezinjtë. Kjo përballje nis nga ora 17:00
Java e 19-të përmbyllet me përballjen mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.
Kampioni numëron 14 fitore radhazi dhe me 32 pikë është lider, kurse kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje.
Ndeshja mes Yllit dhe Vëllaznimit starton nga ora 19:00.