KB Trepça ka njoftuar se të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Yllit do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara.
Kjo u njoftua nga klubi mitrovicas në faqen e tyre në Facebook.
“Sfidat janë për tu tejkaluar së bashku!
Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen KB Trepca vs Kb Golden Eagle Ylli do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara”, thuhej në njoftimin e tyre.
Kujtojmë se Kosova u godit nga vërshimet ditëve të fundit, teksa komuna që u godit më së shumti ishte ajo e Skënderajt.