Është mbyllur sot java e 10-të e Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Studenti fitoi 123-39 ndaj Barleti Basket, në një ndeshje të komanduar nga studentoret. Marina Pëllumbi me 21 pikë ishte shënuesja më e mirë me 21 pikë për Studentin.
Pa probleme fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mundi 67-37 Elbasanin, sfidë ku shkodranët patën epërsi gjatë gjithë ndeshjes. Hykaj me 20 pikë bëri diferencën në parket.
Studenti e Vllaznia vijojnë të jenë në garë për vendin e katërt, të fundit që të kualifikon në play off. Tirana, këtë javë ishte pushim.
Kategoria e Parë-Femra, java e 10-të
Flamurtari – Partizani, 84-56
Studenti – Barleti Basket, 123-39
Vllaznia – Elbasani, 67-37
Tirana (pushim)
Renditja: Flamurtari 16 pikë, Tirana 15 pikë, Partizani 15 pikë, Vllaznia 12 pikë, Studenti 12 pikë, Elbasani 10 pikë, Barleti Basket 10 pikë.