Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës, e vlefshme për javën e 20-të në Superligë, do të zhvillohet të hënën, nga ora 17:00.
Për ndeshjen në fjalë është ndryshuar lokacioni, pasi që nesër do të luhet në Rahovec.
Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohet sot, në palestrën “13 Qershori” në Theradë, por nuk u zhvillua.
Ndeshja u shty pasi pejanët nuk pranuan të luanin në kushtet e palestrës në Suharekë, duke u ankuar për temperaturat e ulëta që po mbizotëronin atje.
Sipas klubit të Pejës, në “13 Qershori” mungoi edhe siguria.
Prizrenasit u shprehën të gatshëm për t’u paraqitur sot, teksa konfirmuan terminin e ri të caktuar nga FBK-ja.