Skuadra e Bashkimit nuk kishte udhëtuar të martën për ta zhvilluar ndeshjen ndaj skuadrës malazeze Milenijumit për shkak të gjendjes së rënduar në ekip si pasojë e gripit që ka kapluar disa lojtarë.
Kjo ka bërë që Bordi i ligës BIBL ta regjistrojë ndeshjen me rezultat zyrtar në favor të skuadrës malazeze.
Kështu KB Bashkimi edhe zyrtarisht e ka humbur ndeshjen me rezultat 20:0.
Krahas humbjes me rezultatin zyrtar, Bashkimit i është dhënë pika e humbësit për shkak të përpjekjeve maksimale për udhëtim, por që në fund nuk u realizua..