Ka nisur java e 8-të e sezonit të rregullt të Ligës Unike në basketboll për femra.
Në pritje të sfidës Flamurtari-Tirana, e shtyrë për sot, në dy ndeshjet e tjera janë arritur rezultate interesante.
Partizani u mund 68-63 në “Asllan Rusi” nga Prishtina, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.
Të kuqtë kanë humbur disa ndeshje radhazi, duke humbur shkëlqimin e fillim-sezonit.
Ornela Lalaj me 18 pikë e 14 rebound ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Tashmë beteja për një vend në play off bëhet më e fortë, pasi të gjitha ekipet janë pranë njëra-tjetrës në renditje.
Liga Unike-Java e 8-të
Bashkimi – Penza, 78-62
Partizani – Prishtina, 63-68
Flamurtari – Tirana, 2 shkurt
Renditja: Flamurtari 13 pikë, Bashkimi 13 pikë, Prishtina 12 pikë, Partizani 12 pikë, Penza 10 pikë, Tirana 9 pikë.