Koha shtesë dënon skuadrën kampione të Golden State, që u mund 119-114 nga Minnesota, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet.
Stephen Curry realizoi 29 pikë por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për vendasit u dalluan Russell me 29 pikë e Edwards me 27.
Fitore të thellë korri Boston, ekipi që kryeson në Lindje. Celtics fituan 139-96 ndaj Brooklyn, sfidë ku diferencën e bëri Jayson Tatum, me 31 pikë.
Zhgënjen Memphis, pasi u mund 122-112 nga Portland, por qëndron i dyti në Perëndim.
Për miqtë u dallua Damian Lillard me 42 pikë e 10 asist.
Utah Jazz, falë 28 pikëve e 13 rebound të Markkanen, mundi 131-128 Toronto (VanVleet një triple double, me 34 pikë, 12 rebound, 10 asist).
Jashtë fushe fiton edhe Atlanta, që mundi 132-100 Phoenix (Murray 21 pikë), ndërsa Sacramento mposhti 119-109 San Antonio (Sabonis 34 pikë e 11 rebound).
NBA – Rezultatet e sotme
Detroit – Washington, e shtyrë
Memphis – Portland, 112-122
Philadelphia – Orlando, 105-94
Boston – Brooklyn, 139-96
Houston – Oklahoma, 112-106
Minnesota – Golden State, 119-114
San Antonio – Sacramento, 109-119
Utah Jazz – Toronto, 131-128
Phoenix – Atlanta, 100-132