Gjatë të premtes dhe të shtunës zhvillohen tri duelet, që i takojnë xhiros së 15-të në Superligën e Femrave.
Java e 15-të hapet me ndeshjen mes Penzës dhe Trepçës, përbalje kjo e cila zhvillohet nga ora 17:30.
Vajzat e ‘Minatorit’ gjenden në vendin e katërt në tabelë me katër fitore e dhjetë humbje.
Vajzat verdhë e zi në vendin e tretë me tetë fitore dhe gjashtë humbje.