KB Peja ka nisur me ndryshimet pas formës së dobët në xhirot e fundit.
Pas largimit të Khaliq Spicer, klubi pejan ka arritur marrëveshje me Marvin Jefferson.
Basketbollisti amerikan luan në pozitën e qendrës, teksa është i gjatë 206 centimetra.
Jefferson karrierën e ka ndërtuar duke luajtur në Francë, Turqi, Poloni dhe Meksikë.
37-vjeçari pritet që të hënën t’i bashkohet Pejës dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.