Stephen Curry do të jetë jashtë parketit për një kohë të pacaktuar pasi skaneri konfirmoi këputje të pjesshme të ligamenteve dhe membranave në këmbën e tij të djathtë, të cilën e pësoi në ndeshjen e së dielës me Dallas Mavericks.
Golden State Warriors në deklaratën e tyre nuk dhanë një afat të saktë për riaftësimin, duke treguar vetëm se lojtari do të ndalet “disa javë”, duke qenë kështu në rrezik për ndeshjen e All-Star, të planifikuar për më 19 shkurt. Steph Curry është planifikuar titullar në skuadrën e Perëndimit përkrah LeBron James, Nikola Jokic, Zion Williamson dhe Luka Doncic.
Luka Doncic që nga mbrëmë ka një shok të ri te Dallas Mavericks.
Ky është Kyrie Irving, i cili i kishte kërkuar Brooklyn Nets të largohej nga skuadra deri në mbylljen e merkatos.
Gjithsesi, ata do tw jenë jenë kundërshtarë në All-Star, pasi Irving është zgjedhur, si lojtar i Nets, në pesëshen startuese të skuadrës Lindore së bashku me Giannis Antetokounmpo, Kevin Durant, Jayson Tatum dhe Donovan Mitchell.
Rezultatet e fundit:
Orlando Magic – Charlotte Hornets 119-113
Cleveland Cavaliers – Indiana Pacers 122-103
Philadelphia 76ers – New York Knicks 97-108
Toronto Raptors – Memphis Grizzlies 106-103
Denver Nuggets – Minesota Timberwolves 98-128
Sacramento Kings – New Orleans Pelicans 104-136