Penza arriti fitore në xhiron e 15-të ndaj Trepçës me rezultat 77:59.
Më shumë se gjysmën e pikëve e shënoi Leila Omerbasiq e cila në fund të ndeshjes kishte 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.
Nga 28 tentime për dy pikë ajo ishte e saktë 17 herë.
Nga gjuajtjet e lira Omerbasiq ishte e saktë 18 herë nga 28.
Fitores së Penzës i kontribuoi edhe qendra Saranda Daci me 12 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.
TOP 5
Leila Omerbasiq (Penza), 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.
Adrienne Godbold (Prishtina), 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.
Khadija Brown Haywood ( Bashkimi) 16 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.
Saranda Daci (Penza) 12 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.
Etna Rexhepi ( Prishtina) 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.