Xhiroja e 21-të në elitën solli përballje mjaft interesante.
Peja fitoi ndaj Rahovecit, por më vështirë se që është pritur, ndërsa te pejanët më i miri ishte Arti Hajdari.
Arti në momentet vendimtare nuk dështoi, ku shënoi gjashtë herë për tre pikë nga tetë tentime, kurse pesë herë për dy pikë nga shtatë tentime, duke qenë basketbollisti më i mirë i ndeshjes dhe i kësaj jave në elitë.
Top 5
Arti Hajdari (Peja) 30 pikë, 5 kërcime, 4 asistime
Brooks Debisschop (Sigal Prishtina) 16 pikë, 15 kërcime, 4 asistime
Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 16 pikë, 16 kërcime, 2 asistime
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 7 kërcime, 3 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 20 pikë, 4 kërcime, 3 asistime.