Ballafaqimi mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës, do të zhvillohet në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.
Lajmi bëhet i ditur nga vet klubi prizrenas.
“Pa dyshim ecurisë negative të skuadrës ndikoi edhe renovimi i ‘Sezai Surroit’ ku gjitha ndeshjet i zhvillojmë si mysafirë po ashtu edhe stërvitjet nga 16 dhjetori jemi duke i kryer në Suharekë.
Duke pasur parasysh temperaturat e ulëta si dhe palestra e ngarkuar me aktivitetet në Suharekë të shtunën, sot menagjmenti i klubit ka vendosur që ndeshjen të zhvillojë në Mitrovicë si vendas.
Kjo sigurisht vjen si rrjedhojë e raporteve shumë të mira me bordin e KB Trepça ku ne si klub i falënderojmë për bashkëpunimin të njëjtën kohë falënderim edhe për DKRS në Mitrovicë që na dhanë mundësin të shfrytëzohet palestra ‘Minatori’, njofton KB Ponte Prizreni.