Basketbollistija Astera Tuhina po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në SHBA.
Skuadra e saj Washington State Cougars fitoi ndaj California me rezultat 60:70, ndërsa Tuhina gjithnjë e më shumë po bind trajneren e saj.
Në ndeshjen e fundit, Astera luajti për 31 minuta, ku kontribuoi me katër asistime, pesë pikë, si dhe tri kërcime.
Asistimet e Asterës kanë mahnitur edhe trajneren e saj, që po i jep më shumë minuta dhe po ka besim në basketbollisten e talentuar të Kosovës, njofton FBK.